Operacioni “Kalaja”, një i arrestuar në Pogragjë të Gjilanit
Lexohet për: 1 min.
arrestim
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 13:00, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës pas një pune hetimore, me urdhër të organeve të drejtësisë realizuan një plan taktik të koduar me emrin “Kalaja” duke realizuar një bastisje në Pogragjë të Gjilanit.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë sekuestruar 429 gramë marihuanë, 3.3 gramë fara për kultivim, 0.6 gramë kokainë, 1450 euro para të gatshme, 30 franga para të gatshme, një elektroshok, tri peshore elektrike, 27 fishekë të kalibrit të rendë dhe dy fishekë të kalibrit A/47.

Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, njofton Policia e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025