Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona
722490091_122259172280037625_737830102142102340_n
14/06/2026 - 10:40
Linku u kopjua

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, në rastin e njohur si “Reçaku II”.

Sipas një komunikate të Prokurorisë Speciale, operacioni është realizuar në kuadër të hetimeve për krime lufte që janë duke u zhvilluar lidhur me këtë rast.

Gjatë aksionit janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione, ndërsa pesë persona kanë përfunduar në pranga.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se gjatë një konference për media do të ofrojnë informacione shtesë lidhur me operacionin dhe rezultatet e tij.

Konferenca për media do të mbahet sot në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në katin e gjashtë, duke filluar nga ora 13:00.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026