Operacion kundër fajdesë në Prizren, një i arrestuar, katër në kërkim
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Operacion kundër fajdesë në Prizren, një i arrestuar, katër në kërkim
prizren
16/03/2026 - 15:13
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokuroria Themelore në Prizren kanë zhvilluar një operacion policor në Prizren kundër veprimtarive të dyshuara të fajdesë, ku është arrestuar një person ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, operacioni u realizua sot nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas hetimeve intensive ndaj pesë personave të dyshuar me inicialet B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrimi”, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ata dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të mëdha parash si interes për fajde, duke përdorur presion dhe forma të ndryshme dhune.

Sipas dyshimeve të deritanishme, në disa raste viktima është privuar edhe nga liria me qëllim që të detyrohej të paguante kamata të larta.

Dëmi i shkaktuar ndaj viktimës, sipas vlerësimeve fillestare, arrin rreth 700 mijë euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450 mijë euro shtesë në emër të interesit të fajdesë.

Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në pesë lokacione në qytetin e Prizrenit, ku është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa katër persona të tjerë ndodhen në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026