Omicron, variant i Covid-19, i identifikuar në nëntor të vitit 2021, si dominues në mbarë botën për vetëm disa muaj, mund të ketë origjinën tek minjtë, thuhet në një studim të kryer nga studiues në Universitetin e Minesotës të publikuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA (PNAS).
Omicron tërhoqi menjëherë vëmendjen e studiuesve për shkak të numrit të lartë të mutacioneve (rreth 50) që karakterizojnë gjenomin e tij në krahasim me variantet e mëparshme.
“Hipotezat mbi origjinën e Omicron janë të shumta, por provat eksperimentale janë ende të pakta”, komentuan autorët e studimit, të cilët u përpoqën të rindërtonin origjinën e mundshme të variantit duke studiuar korrespondencën midis strukturës së një pjese të Spike, proteina Omicron (i ashtuquajturi domen lidhës i receptorit ose RBD) me atë të receptorëve ACE të njeriut dhe të miut, shkruan ATSH.
Duke u fokusuar në katër mutacione tipike të Omicron, ekipi zbuloi se njëri prej tyre (N501Y) është rezultat i përshtatjes me strukturën e receptorit ACE të njeriut dhe të miut. Tre të tjerat (Q493R, Q498R, Y505H) janë rezultat i përshtatjes vetëm në miun.