Organizatat joqeveritare, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës -RRGK. Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ, INJECT, Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS, Artpolis, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social -QIPSCEL dhe SGK kanë kërkuar që të vihet drejtësi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, si dhe ka kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë rast.
“Vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor 2015, ka krijuar shqetësim e paqartësi të mëdha në opinionin publik”, thuhet në reagimin e tyre.
“Gjykimi ndaj Naser Pajazitaj është zhvilluar katër herë në gjykata të shkallës së parë, dy herë është gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe dy herë nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Në mars të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ndërsa pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në qershor të vitit 2022 Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar të akuzuarin Pajazitaj me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte ulur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 35 vitesh.
Nga i pafajshëm - në burgim të përjetshëm. Nga 35 vite burgim - në liri. Kjo laramani e vendimeve ilustron qartë dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Kërkojmë që institucionet e drejtësisë të japin llogari për dështimet në trajtimin e këtij rasti dhe kërkojmë drejtësi për Donjetën!”, thuhet në komunikatë.
Ky reagim është mbështetur nga aktiviste/ë feministe/ë dhe organizatat e poshtëshënuara:
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës -RRGK
Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
Youth Initiative for Human Rights Kosovo - YIHR KS
Artpolis
CEL
SGK