Oda Amerikane kritikon masat e financiare të Qeverisë: Nuk sjellin zhvillim
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Oda Amerikane kritikon masat e financiare të Qeverisë: Nuk sjellin zhvillim
oeak
22/05/2026 - 12:24
Linku u kopjua

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me përdorimin në rritje të masave të njëhershme financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike dhe inflacionit në vend.

Në një reagim publik, Oda Amerikane theksoi se mbështetja për kategoritë e cenueshme dhe ruajtja e fuqisë blerëse janë të rëndësishme, por vlerësoi se pagesat e përkohshme ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër dhe nuk adresojnë problemet strukturore të ekonomisë.

Sipas Odës Amerikane, masat që fokusohen kryesisht në stimulimin e konsumit rrezikojnë të kenë ndikim të kufizuar afatgjatë, pasi një pjesë e madhe e konsumit në Kosovë përkthehet në rritje të importeve dhe jo të prodhimit vendor.

Ky institucion kërkoi që fokusi të zhvendoset drejt investimeve strategjike në infrastrukturë, energji, digjitalizim, arsim dhe zhvillim të fuqisë punëtore, duke argumentuar se vetëm përmes forcimit të sektorit privat mund të sigurohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik.

Oda Amerikane ritheksoi se një sektor privat më konkurrues krijon vende të reja pune, ndikon në rritjen graduale të pagave dhe përmirëson standardin jetësor të qytetarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026