OBSH ndryshon emrin e lisë së majmunëve
Lexohet për: 1 min.
obsh-logo-1-696x418
2 vite më parë
Linku u kopjua

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se po prezanton termin "mpoks" si sinonim i lisë së majmunit dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve shëndetësore që të fillojnë të përdorin termin, sepse emri aktual i sëmundjes ka pasur konotacion "racist".

"Të dy emrat do të përdoren njëkohësisht për një vit, ndërsa termi 'lia e majmunit' po hiqet gradualisht," tha OBSH.

OBSH nisi një sondazh publik në fillim të këtij viti për të gjetur një emër të ri për sëmundjen.

Lija e majmunëve u zbulua në vitin 1958 dhe është emëruar sipas kafshës së parë që shfaqi simptoma.

Deri në këtë vit, ato u përhapën kryesisht në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore.

Deri më tani, sipas të dhënave të OBSH-së, 110 vende kanë raportuar rreth 80.000 raste të infektimit dhe 55 vdekje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024