Një grua vdes çdo dy minuta nga komplikimet gjatë shtatzënisë ose lindjes, pavarësisht se shkalla e vdekshmërisë amtare ka rënë me një të tretën në 20 vjet, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe agjencive të tjera të Kombeve të Bashkuara.
Vdekjet ranë ndjeshëm midis 2000 dhe 2015, por mbetën kryesisht shqetësuese ato midis 2016 dhe 2020”, sipas OKB.
Midis 2000 dhe 2015, megjithatë, rritja rekord u regjistrua në Shtetet e Bashkuara.
“Ndërsa shtatzënia duhet të jetë një kohë shprese e madhe dhe një përvojë pozitive për të gjitha gratë, tragjikisht është ende një përvojë tepër e rrezikshme për miliona njerëz në mbarë botën”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Raporti zbuloi se midis 2016 dhe 2020, shkalla e vdekshmërisë amtare u ul në vetëm dy nga tetë rajonet e OKB-së: në Australi dhe Zelandën e Re me 35% dhe në Azinë Qendrore dhe Jugore me 16%. /atsh