OBSH bën thirrje për veprim urgjent për të reduktuar konsumin e alkoolit në Evropë
Lexohet për: 2 min.
ALKOOL
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një thirrje urgjente për veprim për të ndalur trendin në rritje të konsumit të alkoolit në Evropë, i cili është ndër më të lartat në botë.

OBSH publikoi një raport mbi konsumimin e alkoolit në Evropë, duke zbuluar se ai çon në pothuajse 800,000 vdekje në vit, duke e bërë atë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në rajon.

Çdo ditë, 2200 njerëz në Evropë vdesin nga shkaqe të lidhura me alkoolin, që përbën gati 9% të të gjitha vdekjeve në rajon.

Konsumimi i alkoolit ndikon ndjeshëm në dhunën në familje, aksidentet dhe problemet e shëndetit mendor. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me përdorimin e alkoolit.

Pavarësisht rreziqeve shëndetësore, evropianët kryesojnë listën globale me një konsum mesatar vjetor të alkoolit prej 9.2 litrash.

Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, meshkujt pinë rreth katër herë më shumë se femrat. Në Evropë, dy në tre të rritur konsumojnë alkool dhe një në 10 të rritur konsiderohet alkoolist.

Mjekët thonë se konsumimi i alkoolit mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, kancer dhe cirrozë të mëlçisë. Por për më shumë se një dekadë nuk ka pasur ulje të konsumit të alkoolit në vendet e Bashkimit Evropian.

Raporti thekson gjithashtu se vende si Rusia, Ukraina dhe Turqia kanë arritur objektivat e OBSH-së për reduktimin e alkoolit duke rritur taksat mbi alkoolin dhe duke reduktuar aksesin e tij./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024