O'Brien dhe Osmani diskutojnë për nevojën urgjente për t’u angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka pritur në takim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Ëashington.
O'Brien ka shkruar në X, se janë krenarë që mbështesin shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës.
“Është e rëndësishme të qëndrojmë në hap për të avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu u diskutua për nevojën urgjente për t’u angazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Jim O'Brien.
O’Brien u ka thënë mediave serbe se veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnje e Hercegovinës, janë rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Por ai theksoi se forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë dhe ato të EUFOR-it në Bosnje janë të gatshme “t’i pengojnë grupet e vogla lokale që të shkaktojnë dhunë”