Obiliqi nderon dëshmorët Rama dhe viktimat civile të luftës së fundit, sakrifica për liri nuk harrohet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Obiliqi nderon dëshmorët Rama dhe viktimat civile të luftës së fundit, sakrifica për liri nuk harrohet
Obiliq
27/03/2026 - 14:41
Linku u kopjua

Me mesazhe për ruajtjen e vlerave të lirisë, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq u mbajt akademia përkujtimore në nderim të dhjetë dëshmorëve Rama dhe viktimave civile të rënë 27 vite më parë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo ngjarje mblodhi përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, të cilët rikujtuan sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.

Duke folur për sakrificën e dëshmorëve dhe dhimbjen e familjarëve, kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi tha se marsi i vitit 1999 mbetet një ndër periudhat më të rënda për popullin e Kosovës, duke përkujtuar me nderim të gjithë ata që ranë për liri.

Ndërkaq, duke reflektuar mbi sakrificën dhe përgjegjësinë për ta ruajtur lirinë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se rruga drejt shtetndërtimit është ndërtuar mbi sakrificën e atyre që nuk u tërhoq në momentet më të vështira.

Bashkëluftëtar i tyre, Agron Xhemajli duke cilësuar luftën çlirimtare si një përballje të jashtëzakonshme historike, u shpreh se ajo mbetet një shembull i rrallë i qëndresës dhe guximit kolektiv.

Në fund të akademisë, Bukurie Halimi familjare e të rënëve të familjes Halimi shprehi mirënjohje për përkrahjen institucionale dhe pjesëmarrjen qytetare, duke theksuar se kujtimi për të rënët mbetet obligim i përhershëm.

Në mesin e dëshmorëve të rënë në Obiliq 27 vite më parë ishin: Faruk Rama, Agron Rama, Albert Rama, Bejtosh Rama, Ismet Rama, Xheladin Rama, Hamide Rama, Xhevat Rama, Suzana Rama, Shqipe Rama, Lavdim Morina

Po ashtu, u kujtuan edhe viktimat civile të cilët kane rënë në Obiliq gjatë luftës së fundit në Kosovë të cilët ishin: Latif Halimi, Shpresa Halimi, Selvete Halimi, Abdullah Merlaku, Ramadan Merlaku, Sherif Merlaku, Haxhi Greiçevci, Fejzullah Morina, Fidajete Morina, Shkëlzen Morina, Fikret Haliti, Salih Haliti, Tefik Krasniqi, Sabrie Kosumi, Valdete Muliqi, Azemine Muliqi, Adem Sekiraqa.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026