OVL-UÇK për arrestimin e Osman Selmanit nga Serbia: Lidhja e tij me UÇK-në e pabazë, nuk figuron si veteran
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
OVL-UÇK për arrestimin e Osman Selmanit nga Serbia: Lidhja e tij me UÇK-në e pabazë, nuk figuron si veteran
UCK
03/07/2026 - 20:13
Linku u kopjua

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagoi lidhur me arrestimin e Osman Selmanit nga autoritet serbe, të cilit, Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

OVL–UÇK, e ka dënuar arrestimin e Selmanit dhe ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa bazë faktike apo ligjore.

“Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së.  Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër”, theksohet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Postimi:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon arrestimin e qytetarit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe dhe hedh poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa bazë faktike apo ligjore.

Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së.

Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër.

Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë. Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026