Nxehet merkato në Kosovë, ylli i Gjilanit tradhton klubin për Dritën
Lexohet për: 1 min.
7-Zyrtare
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tanimë është zyrtare dhe e konfirmuar që Albert Dabiqaj është lojtari më i ri i Dritës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra e Dritës, duke njoftuar për transferimin e Dabiqajt përmes një videoje në “Facebook”, raporton KosovaPress.

Po ashtu, Drita e ka bërë të ditur se Dabiqaj do të mbajë numrin 14 në fanellën e tij.

Para këtij transferimi, Dabiqaj ishte pjesë e rivalit të përbetuar të Dritës, Gjilanit, me të cilin kaloi plot dy vite, duke shënuar 16 gola dhe duke bërë gjashtë asistime në 63 ndeshje të zhvilluara.

Më poshtë e gjeni prezantimin e Dabiqajt te Drita.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024