Nvidia ka njoftuar një çip të ri për kompjuterët personalë, ndërsa hyn në tregun e konsumit për pajisje të integruara me teknologjinë e inteligjencës artificiale (IA).
“Ky rishpikje e kompjuterit është po aq e rëndësishme sa rishpikja e telefonit në atë që ne tani e njohim si smartphone”, tha drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, ndërsa zbuloi çipin RTX Spark.
Veçmas të dielën, SHBA-të shtrënguan rregullat e tyre për shitjen e çipave më të përparuar të Nvidia-s te firmat kineze, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.
RTX Spark është "një superçip i ri... për epokën e agjentëve personalë të inteligjencës artificiale - duke ofruar një klasë të re kompjuterësh që kalojnë nga një mjet në një shok skuadre", tha Nvidia në faqen e saj të internetit.Ky veprim shënon një sfidë për emrat e profilit të lartë në tregun e PC-ve si Apple dhe Intel.
Lenovo, HP, Dell dhe Apple përbënin pothuajse 75% të tregut botëror të PC-ve në tre muajt e parë të këtij viti, sipas firmës kërkimore Gartner.
Udhëzimi i publikuar nga Departamenti i Tregtisë, Byroja e Industrisë dhe Sigurisë (BIS) sqaroi se nevojitet një licencë për të eksportuar çipat më të përparuar të inteligjencës artificiale në degët e kompanive kineze me seli jashtë Kinës.