11-vjeçari përplas kamionçinën në pelegrinë, mbyt 8 murgj, plagos 14
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
11-vjeçari përplas kamionçinën në pelegrinë, mbyt 8 murgj, plagos 14
ChatGPT Image Jul 2, 2026, 11_07_15 AM
02/07/2026 - 11:16
Linku u kopjua

Tetë murgj budistë vdiqën e 14 të tjerë u plagosën, katër prej të cilëve rëndë, pasi një djalë 11-vjeçar përplasi një kamionçinë në ta.

Ngjarja tragjike ndodhi në provincën Mukdahan të Tajlandës, gjatë një pelegrinazhi të grupit prej 35 pelegrinësh, në mesin e të cilëve ishin edhe viktimat. Ata ishin nisur drejt krahinës tjetër, Ubon Ratchathani, kur u goditën nga kamionçina që po e ngiste 11 vjeçi, pas vetëm 30 minuta ecje

Guvernatori i provincës Mukdahan, Worrayan Boonnarat, tha se pesë murgj humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë në spital, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga një shoqatë lokale e shpëtimit, tregojnë murgjtë duke ecur në një kolonë përgjatë anës së rrugës, kur kamionçina del nga korsia dhe përplaset me ta.

Policia bëri të ditur se 11-vjeçari është ndaluar dhe do të merret në pyetje në prani të zyrtarëve të mbrojtjes së fëmijëve.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të pasqaruara.

Sipas policisë, dëshmitarët nga grupi i murgjve kanë deklaruar se panë automjetin duke lëvizur në mënyrë të çrregullt në rrugë përpara se të dilte nga korsia dhe të përplasej me ta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026