Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Homazhe këto që u bënë në 24-vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura para medieve tha se është obligim institucional para qytetarëve dhe para historisë që të nderojnë familjen Jashari dhe rezistencën e kësaj familje.
Ndërsa, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se edhe sot kanë vazhduar traditën për t’i nderuar të rënët e kësaj familje.
“Ne e kemi vazhduar traditën si dy komuna që të bëjmë nderime në kompleksin e Jasharajve sot kemi ardhur të nderojmë sulmin e dytë apo rezistencën e dytë të familjes Jashari”, u shpreh Lladrovci.
Kurti nga aty tha se është obligim institucional, shoqëror e kombëtar që të ruhen këto objekte të cilat janë margaritar i luftës së lavdishme.
Homazhe bëri edhe Bekim Jashari bashkë me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së.
Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.
Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin./G.Jashari/