Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu deklaroi sot se numri i të vdekurve nga tërmetet që kanë goditur Turqinë jugore në muajin e kaluar është rritur në 48 mijë e 448.
"6,660 nga të vdekurit ishin shtetas të huaj dhe shumica e tyre janë vëllezërit tanë sirianë", tha Soylu në një konferencë shtypi në provincën Malatya të goditur nga tërmeti.
Soylu u shpreh se Turqia vazhdon të plotësojë nevojat për strehim për të prekurit nga tërmeti.
Ai tha se 21 mijë kontejnerë janë vendosur tashmë dhe gjithsej 85 mijë njerëz jetojnë atje, duke shtuar se vendi planifikon të vendosë 115 mijë e 585 kontejnerë në rajonin e goditur nga tërmeti, shkruan Anadolu Agency, përcjell KosovaPress
Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.