Numri i të helmuarve në Malishevë shkon në 205
Numri personave të helmuar nga ushqimi në një lokal në Malishevë, është rritur në 205. Kështu bëri të ditur për KosovaPress, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Afrim Krasniqi.
Krasniqi potencoi se ditën e parë dhe dje ka pasur raste më të rënda, ndërkaq sot situata ka qenë e menaxhueshme. Ai shtoi se numri i qytetarëve të Malishevës që po kërkojnë ndihmë mjekësore ka tendencë për rënie.
"205 është deri tash numri i të dyshuarve për helmim në ushqim. A e dini numrin e atyre që kanë shkuar për trajtim në QKUK? Për besë nuk e di atë numër, është një tollovi shumë e madhe... sa shkojnë, vijnë, kthehen, problem është me ditë atë numër...A ka pasur ndonjë rast më gjendje më të rëndë për shkak të helmimit? Sot dhe dje jo, ditëve parë kanë qenë pak më shumë, kanë qenë edhe sot të rënda por të menaxhueshme me një fjalë. A po shkon numri duke u rritur? Jo, sot po vërehet një rënie e numrit, vërehet një rënie që ka më pak të ardhur të ri...Nga mëngjesi e kemi vërejtur se në krahasim me ditët e djeshme është ën rënie", tha Krasniqi.
Krasniqi tha se sipas të dhënave të fundit në QKUK, po trajtohen rreth 12 pacientë nën dyshimin për helmim nga ushqimi.
Përndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali, teksa pas marrjes së disa mostrave ka asgjësuar mbi 60 kilogram mish.