Në qendrën e vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë po vazhdon vaksinimi anti-COVID, megjithatë këtë vikend është parë një numër i vogël i atyre që shkuan për t’u imunizuar.
Shumica e atyre që u vaksinuan sot në shesh ishin qytetarë të moshës së shtyrë.
“Sot është (doza) e tretë, çdogjë ka shkuar në rregull mirë pa kurrfarë problemi. COVID-in e kam pas, kam qenë i shtrirë 17-18 ditë në Klinikën Infektive gati pa vetëdije se kjo krejt kishte të bëj me tru, po ta lëndojke trurin”, ka thënë ai.
Për dozën përforcuese ka ardhur edhe qytetari Ismet Idrizi.
Nga fshati Marec i komunës së Prishtinës ka shprehur interesim për vaksinim edhe Bahtir Metolli.
“Me dozën e tretë. Shumë mirë kemi kaluar. Deri tash nuk kemi pas telashe e tash nuk e di, ta shohim”, tha ai.