Nuk pagoi tatim për fitimet me maskat Covid, gjermani dënohet 6 vjet burg
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nuk pagoi tatim për fitimet me maskat Covid, gjermani dënohet 6 vjet burg
covid masks
26/02/2026 - 13:10
Linku u kopjua

Një sipërmarrës gjerman është dënuar me 5 vjet e dhjetë muaj burg për fshehje të fitimeve (evazion fiskal) pasi kishte shitur maska mbrojtëse me vlerë miliona euro gjatë krizës së koronavirusit, ndërsa nuk kishte paguar tatimin obligativ në fitimet që arkëtoi nga ky biznes.

Divizioni për krime ekonomike i Gjykatës Rajonale të Mynihut e dënoi të mërkurën shtetasin 39-vjeçar për nëntë raste të evazionit fiskal, si dhe për posedim të paligjshëm të armës dhe sigurim të dokumenteve zyrtare të falsifikuara, raportoi DPA, përcjellë KosovaPress.

Vendimi, ani se jo ende i formës së prerë, u mor pasi I pandehuri pranoi fajësinë.

Gjykata gjithashtu urdhëroi që ai dhe palët e tjera të përfshira të paguajnë kompensim në shumën e barabartë me taksat e shmangura.

I dënuari, që vjen nga Gauting në landin jugor të Bavarisë, kishte siguruar 5 milionë maska FFP2 për Ministrinë Gjermane të Shëndetësisë në vitin 2020 me cmimin e përgjithshëm rreth 22 milionë euro.

Megjithatë, ai nuk e kishte paraqitur saktë këtë në deklaratën tatimore, duke mos paguar 10.7 milionë euro obligime.

Një zëdhënëse e gjykatës tha se gjyqtari kryesues vlerësoi se nevoja e të pandehurit për vëmendje dhe stil jete luksoz e kishte çuar në këtë rrugë. Në momentin e arrestimit, ai mbante me vete një revole të mbushur me fishekë, si dhe dy karta identiteti sllovene të falsifikuara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026