Nuk mund t’i ndihmojë në fushë sonte, Rrahmani u dërgon mesazh bashkëlojtarëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nuk mund t’i ndihmojë në fushë sonte, Rrahmani u dërgon mesazh bashkëlojtarëve
Amir Rrahmani
26/03/2026 - 13:40
Linku u kopjua

Amir Rrahmani nuk do të mund t’i ndihmojë shokët e tij sonte në ndeshjen ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës, por kapiteni është përkujdesur që t’i motivojë ata.

Qendërmbrojtësi i Napolit mungon për shkak të lëndimit, ashtu sikur edhe mesfushori Leon Avdullahu, raporton KosovaPress.

Pak orë para ndeshjes, Rrahmani ka reaguar në rrjete sociale duke postuar fotografi të skuadrës së Kosovës, derisa ka shkruar: “10 vite pritje për një ditë si kjo...”

Sllovakia dhe Kosova ballafaqohen sonte në Bratisllavë derisa fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në finalen e playoff-it të Botërorit 2026, aty ku do të ndeshet me fituesin e duelit Turqi-Rumani.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026