“Nuk mund të flasësh me një njeri të shurdhër”, Zelensky thotë se nuk do të negociojë me Putinin
Nuk ka “asnjë alternativë” veçse të fitojmë luftën e Ukrainës kundër Rusisë, tha të dielën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa iu drejtua kombit një ditë pas shënimit të përvjetorit të dytë të pushtimit të plotë të Rusisë.
Ndërkaq, i pyetur nëse ishte koha për të negociuar me Vladimir Putin duke pasur parasysh mungesën e municioneve në Ukrainë dhe zgjedhjet e ardhshme në ShBA - të cilat mund të shkurtojnë ndihmën ushtarake - Zelenskyy përgjigjet: "A mund të flasësh me një njeri të shurdhër? A mund të flasësh me një njeri që vret kundërshtarët e tij?
"Ne do të propozojmë një platformë ku [Putini] mund të pranojë se e ka humbur këtë luftë dhe ishte një gabim dhe tragjedi e madhe për ne dhe për botën demokratike."
Ukraina nuk mund të pranojë humbjen e luftës, thotë ai.
"Çfarë do të thotë nëse Ukraina humbet? Ukraina nuk do të ekzistojë”, theksoi presidenti ukrainas. /SkyNews/