Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe mbrojtësi Arbër Potoku folën sot për mediat para ndeshjes së nesërme në Ligën e Konferencës kundër Astanas.
Nesër me fillim nga ora 16:30 Astana e pret në shtëpi, në stadiumin “Astana Arena” kampionin e Kosovës, Ballkanin, raporton KosovaPress.
Po ashtu, trajneri i kampionit të Kosovës tha se ka përgatitur ekipin që lojtarët të hyjnë në fushë vetëm për ta fituar ndeshjen.
Mendim të njëjtë sikur Daja ndan edhe mbrojtësi Arbër Potoku, i cili tha se ndeshja e nesërme është tejet e vështirë por se ekipi shpreson që të kthehet në Kosovë me rezultat pozitiv.
Ballkani do të synojë me çdo kusht fitoren nesër, që të mbajë gjallë gjasat për kualifikim tutje në Ligën e Konferencës.
Momentalisht, Ballkani zë vendin e tretë në Grupin C me tre pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi në vendin e dytë e Astana në vendin e fundit.