Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur, kanë mbajtur një aksion simbolik, ku para hyrjes së Gjykatës Themelore në Prishtinë, kanë vendosur pankartën “Nuk ka paqe pa siguri. I gjithë aksioni është mbajtur para nisjes së seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.
Trina Binaku Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, tha se nuk do të qëndrojnë të qet, përderisa burrat dhunojnë e vrasin vajza dhe gra.
“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”
Binaku tha se të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.