“Nuk do të ketë më tjetër Ronaldo, është nder të luaj kundër tij”, Mbappe flet para përballjes me Portugalinë
Lexohet për: 2 min.
15-Mbappe
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kylian Mbappe po shijon një tjetër takim me heroin e fëmijërisë Cristiano Ronaldo, posterët e të cilit i ngjiti në murin e dhomës së tij, kur Franca përballet nesër me Portugalinë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian Euro 2024 të premten.

Mbappe ishte vetëm 10 vjeç kur u takua me yllin portugez për herë të parë, duke i kërkuar këpucët e tij pasi hyri fshehurazi në zonën e shtypit në përfundim të ndeshjes së Ligës së Kampionëve të vitit 2009 ndërmjet Olympique de Marseille dhe Real Madridit, dhe ai ende e konsideron atë si një idhull, raporton KosovaPress.

"Është një nder të luaj kundër tij, të gjithë e dinë admirimin që kam për lojtarin. Ne jemi në kontakt. Ai më pyet për atë që po ndodh në jetën time dhe më jep këshilla dhe është një nder për mua, veçanërisht kur mendon për atë që ai ka bërë për botën e futbollit”, tha Mbappe në një konferencë për shtyp.

“Ai është i vetmi... nuk do të ketë kurrë një tjetër Cristiano Ronaldo. Ai ka formësuar futbollin. Ai frymëzon dhe ka frymëzuar breza. Ai ka shënuar gola, ka fituar kupa, CV-ja e tij flet vetë. Pra, respekt total për të, por shpresoj që nesër ai të mos jetë aq i lumtur sepse shpresoj që ne të shkojmë në gjysmëfinale”, tha më tej Mbappe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025