“Nuk besojmë në premtime", studentët në Serbi kërkojnë nga autoritetet që të ndjekin penalisht Jokiqin dhe sulmuesit
Rajoni
Lexohet për: 4 min.
Protestat ne Serbi
5 orë më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq njoftoi se janë dakorduar ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë me universitetet, si dhe paralajmëroi paga më të larta për profesorët dhe tarifa më të ulëta të shkollimit për studentët, duke thënë se kjo do të përmbushë kërkesën e katërt të studentëve. Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq më shumë se dy muaj më parë kishte pretenduar se të gjitha kërkesat e studentëve ishin plotësuar në atë kohë.

Pothuajse në çdo paraqitje para mediave, Vuçiq mundohet të bindë studentët se kërkesat e tyre janë plotësuar.

“Sa i përket studentëve, jam shumë i kënaqur me faktin që i kemi plotësuar të gjitha kërkesat...Ata kërkuan që të përmbushen katër gjëra, të katër gjërat u plotësuan”, tha Vuçiq në dhjetor të vitit të kaluar.

Zyrtarët shtetërorë pranojnë me ngurrim se ajo për të cilën presidenti po i bindte në mes të dhjetorit nuk është plotësisht e vërtetë. Ftesa për bisedime me studentët, shkruan N1.

“Jam i sigurt se shumë lehtë mund të konstatojmë se janë plotësuar edhe tri kërkesat e mëparshme apo tri kërkesat e tjera, ose nëse ka ndonjë paqartësi mund të sqarojmë dhe të përcaktojmë në bisedime se çfarë mungon apo çfarë nuk mund të bëhet sepse thjesht nuk ekziston fizikisht dhe juridikisht”, tha kryeministri në largim Millosh Vuçeviq.

Studentja Sofia Avramescu thotë se kërkesat e studentëve janë të qarta dhe të sakta, prandaj mendojnë se nuk ka nevojë për bisedë dhe dialog.

Ndryshimet në ligj do të ulin përgjysmë tarifat e shkollimit të studentëve, ndërsa pagat e mësuesve do të rriten për 16 për qind.

“Apel dhe kërkesë për t’u rikthyer në mësime pas plotësimit të kësaj kërkese të katërt.. Tri kërkesat e para, natyrisht, janë ende duke u punuar nga autoritetet kompetente, por ato kanë të bëjnë me gjyqësorin”, tha Bërnabiq.

Studentja Sofia Avramescu thotë se nuk mund të besojnë asnjë fjalë.

“Vetëm nëse shohim rezultatet e veprimeve të tyre, do ta dimë se këto kërkesa janë përmbushur”.

“Nuk do t’i besojmë fjalëve dhe premtimeve të tilla...”, tha ajo.

Studentja e Fakultetit të Arteve thotë se dalja e Jokiqit në shoqërinë e presidentit në Pozharevc ditë më parë, është simbol se kërkesat nuk janë plotësuar dhe sa herë thonë se kanë gënjyer.

“Plotësoni kërkesat e studentëve dhe procedoni penalisht atë njeri dhe të gjithë sulmuesit e tjerë, lista ekziston”, tha studentja.

Aleksandar Jokiq, i identifikuar si pjesëmarrës në sulmet e organizuara ndaj studentëve të FDU-së, ishte parë në shoqërinë e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në mitingun e tij në Pozharevc.

Fakti që lista e kërkesave të studentëve ekziston, dhe që qeveria e interpreton ashtu siç e sheh të arsyeshme, është një tjetër tregues për ish-rektorin e Universitetit të Beogradit, Branko Kovaçeviq, se as akademikët dhe as profesorët e tyre nuk kanë besim në institucione.

"Si mund të shëroheni kur njeriu që sulmoi studentët qëndron pas shpinës së presidentit”.

“Kjo do të thotë se ai është anëtar i partisë...Këta janë ushtarë të partisë, nuk e kanë bërë vetë”, beson ish-rektori Branko Kovaçeviq.

Në Serbi tash e tre muaj po mbahen protestat e studentëve të cilët kërkojnë përgjegjësi për shembjen e çatisë së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, ku si pasojë humbën jetën 15 persona.

https://kosovapress.com/aleksandar-jokiq-i-cili-sulmoi-studentet-e-fdu-se-qendroi-pas-vuciq-ne-pozharevc

https://kosovapress.com/%e2%80%8bzhvillimet-tektonike-ne-serbi-a-po-i-lekundet-pushteti-vuciq

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025