Pas bllokimit të rrugëve dhe sulmeve mbi policin e Kosovës dhe EULEX-it, nga ana e bandave kriminele serbe të nxitur nga Presidenti serb Vuqiqi dhe strukturat e tjera të shtetit serb u prononcuan institucione ndërkombëtare si Ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të cilat i dënuan sulmet mbi policinë e Kosovës dhe EULEX-it dhe kërkuan zhbllokimin urgjent të rrugëve në veri të vendit. Po ashtu u deklarua edhe Ministrja e Punëve të jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Bearbock, e cila kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe e kualifikoj si të papranueshme dhe Serbin e quajti fajtore për situatën e krijuar, pas arrestimit të një krimineli serb që organizoj demolimin e qendrave të votimit në katër komunat veriore të Kosovës.
Në lidhje me situatën e krijuar në veri nga ana e Serbisë reagoj edhe z. Borrel, në emër të Bashkimit Evropian, i cili tha se sulmi ndaj policëve të EULEX-it është i pa pranueshëm dhe kërkoj maturi nga dy palët, duke e barazuar Serbinë që po ndërhyn, përmes bandave kriminale, në një shtet sovran dhe të pavarur me Kosovën që po angazhohet për respektim të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
I njëjti gjatë takimit të fundit Kurti Vuquiq, në Bruksel, u përpoq që takimin e thirrur për përgatitjen e marrëveshjes finale ta shndërron në bisedime teknike. Rastet e lartë përmendura dhe shumë të tjera që i dinë opinioni, e bëjnë legjitime kërkesën për zëvendësimin e ndërmjetësuesit aktual me ndërmjetësues që nuk do të anojnë aga asnjëra palë.