Nuk ka asnjë ndryshim të planeve të sigurisë së KFOR-it në Kosovë, ka deklaruar ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi. Një gjë e tillë, ai tha se i është konfirmuar në takimet që ka pasur në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte por edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Vaco Dragone.
Në këto takime, ai shtoi se ka ngritur shqetësimin për nivelin e sigurisë në Kosovë por edhe rajon.
Pas takimit, ministri Maqedonci tha se kanë diskutuar për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe bashkëpunimit në aspektin e mbrojtjes me Shqipërinë.
Ai ka folur se cili mund të jetë bashkëpunimi me Shqipërinë sa i përket fushës së industrisë ushtarake.Po ashtu, foli edhe për nivelin e sigurisë në Kosovë, për çka tha se një gjë e tillë i është garantuar në takimet që ka pasur në Bruksel.
Ministrisë i Mbrojtjes së Shqipërisë u pyet edhe pwr armatimin e Serbisë nga Kina, për çka tha se kjo i takon këtij vendi.
Me ceremoni ushtarake e ka pritur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi.