Sulm me armë në Seattle: Dy të vrarë dhe pesë të plagosur, i dyshuari në pranga
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sulm me armë në Seattle: Dy të vrarë dhe pesë të plagosur, i dyshuari në pranga
Screenshot 2026-07-27 103056
27/07/2026 - 10:33
Linku u kopjua

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, përfshirë një fëmijë 2-vjeçar, pasi shpërthyen të shtënat me armë në një festival të mbushur me njerëz pranë Space Needle në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas AP, policia arrestoi një të dyshuar, ndërsa është në kërkim të një tjetri, për të cilin besohet se shkëmbeu të shtëna me të dyshuarin e arrestuar, transmeton KosovaPress.

Autoritetet thanë se nuk ka më rrezik për publikun. Të shtënat ndodhën rreth orës 18:00, gjatë festivalit treditor “Bite of Seattle”, i cili mbledh qindra shitës ushqimesh, tregtarë dhe artistë.

Katër të plagosurit, përfshirë fëmijën 2-vjeçar, janë në gjendje stabile. Të pranishmit përshkruan skena kaosi, me njerëz që vraponin për t'u larguar dhe fshiheshin në ndërtesat përreth. Festivalit, i cili mbahet që nga viti 1982, i marrin pjesë rreth 350 mijë persona gjatë tri ditëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026