Notat e lojtarëve të Kosovës, shkëlqen Rashica (FOTO)
Lexohet për: 1 min.
22-RashicaAAA
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës e nisi ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 sot, ku barazoi në udhëtim me Izraelin.

“Dardanët” barazuan me Izraelin 1:1 në stadiumin “Bloomfield” të Tel Avivit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e parë të Grupit I të këtyre kualifikimeve, raporton KosovaPress.

Autogoli i Eli Dasas në minutën e 36’ e dërgoi Kosovën në pushim në epërsi prej 1:0, kurse golin e barazimit për Izraelin e shënoi Dor Peretz në minutën e 56’.

Milot Rashica e gjeti rrugën te goli në minutën e 49’, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të një prekje me dorë të yllit kosovar gjatë aksionit.

 Rashica kishte edhe disa shanse të tjera për ta ndryshuar rezultatin, por që fati nuk ishte në anën e tij.

Rashica ishte më i miri i ndeshjes te “Dardanët” duke u vlerësuar me notën 7.2, kurse me notën më të dobët u vlerësua Florent Muslija (6.0).

Më poshtë i gjeni notat e lojtarëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025