Normat e larta të interesit, kaq milionë euro fituan institucionet mikrofinanciare
Biznes
Lexohet për: 1 min.
kreditee
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Fitimi i pastër i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare në Kosovë nga muaj janar deri në gusht të këtij viti ka arrit 13.7 milionë euro, gjithë kjo për shkak të normave të larta të interesit në kredi që japin për klientët.

Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar të Kosovës, norma mesatare e interesit në kredi dhe lizingje nga institucionet mikrofinanciare dhe financoare jobankare është 19 për qind, raporton KosovaPress.

“Profiti neto për institucionet mikrofinanciare dhe financiare jobankare në Kosovë për periudhën janar-gusht 2024 është 13.7 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, numri i Institucioneve Mikrofinanciare  IMF-ve në vendin tona është nëntë.

Edhe sektori bankar gjatë periudhës, janar-gusht të këtij viti, ka pasur fitim të madh, 124.4 milionë euro. Norma për kredi sipas BQK-së është 6.1 për qind.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024