Nora Gjakova e artë, flamuri i Kosovës valon më së larti në Azerbajxhan (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
16-Momenti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit, Nora Gjakova i ka sjellë tjetër medalje Kosovës, kësaj radhe me ngjyrë ari, nga Grand Prix-i që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova e ka mposhtur në finale xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani për ta fituar të artën në këtë Grand Slam, raporton KosovaPress.

Deri te medalja e artë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti polaken, Arleta Podolak, kurse në raundin e tretë fitoi ndaj xhudistes nga Gjermania, Seija Ballhaus.

Gjakova vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti francezen Priscilla Gneto, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj xhudistes nga Turqia, Hasret Bozkurt.

Fitorja ndaj Bozkurt e kualifikoi Norën në finale, ku edhe e mposhti gjeorgjianen Liparteliani për ta fituar medaljen e artë në këtë kategori.

Pasi që Nora e morri medaljen e artë u bë edhe intonimi i himnit të flamurit të Kosovës, dhe videon e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025