Nkunku pritet të debutojë këtë vikend me Chelsean në Premier Ligë
Lexohet për: 1 min.
6-Chelsea
1 vit më parë
Linku u kopjua

Chelsea e ka bërë të ditur se Christopher Nkunku është rikthyer në stërvitje të plota me klubin.

Ky është një lajm tejet i mirë për “Blutë”, që nënkupton se Nkunku mund të debutojë nesër për Chelsean në Premier Ligë, raporton KosovaPress.

Chelsea nesër luan në shtëpi, ku me fillim nga ora 16:00 e pret skuadrën e Sheffield United në “Stamford Bridge”.

Gjithashtu, te Chelsea nga lëndimi është rikthyer Malo Gusto, por Marc Cucurella, Reece James dhe Robert Sanchez do të jenë jashtë fushave për disa kohë, pas rezultateve të testeve mjekësore këtë javë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024