Paralajmërimi i Qeverisë për rritje të pagave në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm po konsiderohet se po realizohet për fushatë zgjedhore. Kështu vlerësojnë njohës të ekonomisë, të cilët theksojnë se kjo rritje është e ‘pamjaftueshme dhe e dështuar’.
Të njëjtit këtë rritje të pagave e quajnë të dështuar, pasi siç thonë ata “nuk kanë një planifikim makroekonomik të ndarjes buxhetore të drejtë, dhe ndarje buxhetore kundrejt vlerave dhe rritjeve të shpenzimit”.
Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Adem Qorrolli konsideron se është një dështim i këtyre institucioneve që nuk kanë planifikim makroekonomik të ndarjes buxhetore të drejtë.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga janari i vitit të ardhshëm të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro.Sipas prezantimit të tabelës, mësuesit aktualisht kanë 616 euro pagën bazë, ndërkaq me rritje do të marrin 726 euro.
Policët nga 550 euro do të marrin 660 euro, infermierët nga 605 do të marrin 715 euro, zjarrfikësit nga 550 euro do të marrin 660 euro dhe ushtarët nga 616 euro do të marrin 726 euro.