Për çfarë është ky event virtual?
Eventi "networking" virtual që po organizohet në 12 Prill në orën 19:00 - 22:00 (me të Shqipërisë) ose 2:00pm - 5:00pm me orën e New York, me anëtarët e grupit në Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën”..
Nëse jeni dhe ju një sipërmarrës dhe kërkoni të krijoni lidhje të reja apo synoni të hapni një biznes në të ardhmen, atëherë ky është eventi i duhur për ju.
Ky event do ju japë mundësinë që të njiheni me shumë sipërmarrës të tjerë me të cilët mund të bashkëpunoni për idetë që keni apo thjesht mund ta përdorni si një mënyrë për ta bërë biznesin tuaj më të njohur. Tashmë e dimë që një rekomandim apo një fjalë është çfarë ju duhet për të ndryshuar përgjithmonë rrugëtimin e biznesit tuaj.
Gjithashtu, duke ditur që pjesëmarrës të këtij eventi janë sipërmarrës nga e gjithë bota, kjo është mundësia juaj e artë për të zgjeruar biznesin tuaj përtej kufijve të Shqipërisë apo Kosovës.Ejani bëhuni pjesë edhe ju. Mos e humbisni mundësinë për të zhvilluar veten dhe biznesin tuaj. Ky është eventi i mundësive të arta, i bashkëpunimeve dhe mundësive të reja.
**Si falenderim për Kosova Press si Media Partner i ynë, kemi vendosur të japim 5% ulje për anëtaret e tyre. Përdorni kuponin “kpress5” per 5% ulje në checkout të biletës tuaj.**
Kush e organizon eventin?
Marsilda Bialczak
Organizatorja e këtij eventi dhe themeluese e Expand2market , një agjensi marketingu dixhital dhe krijuesja e Grupit të Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbare Botën” (40+ mijë anëtarë).
Marsilda është me origjinë nga Fieri dhe jeton në New Hampshire, SHBA prej 13 vitesh me familjen e saj. Ajo ka përfunduar kolegjin e dytë për Biznes Marketing në SHBA nga Universiteti i Connecticut.
Në këtë event do të flas se si hoqi dorë nga korporata dhe për një kohë të shkurtër rriti një komunitet të ngushtë me mbi 200+ mijë ndjekës në platforma sociale të ndryshme duke shpenzuar zero dollarë në reklama dhe se si e ka rritur biznesin e saj duke përdorur kryesisht marketingun e mediave sociale dhe strategjitë e shitjeve.
Cfarë përfitoni ju si anëtarë të eventit:
Do të keni 2 minuta kohë secili për të prezantuar veten tuaj dhe biznesin që keni.
Do të keni mundësinë për tu njohur dhe për të folur me sipërmarrës nga e gjithë bota.
Mundësia për të fituar disa referenca.
Do keni mundësinë për të mësuar më shumë rreth biznesit, marketingut dixhital dhe social.
Do të merrni këshilla praktike biznesi.
Do të ndaheni në grupe me sipërmarrës të tjerë për të rritur mundësinë e njohjes dhe krijimit të marrëdhënieve më të ngushta.
BËHUNI SPONSOR EKSKLUZIV I KËTIJ EVENTI
Nëse keni menduar të merrni pjesë në event, ka vetëm 2 vende të lira për të qenë sponsor.
(vendos foton “behu sponsor” dhe butonin per te blere bileten si sponsor)
Cfarë përfitoni ju si sponsor të eventit?
Do të keni kohë 10 minuta për të prezantuar biznesin tuaj gjatë eventit.
Do të përmendeni me anë të një emaili që ne do dërgojme (8 mijë + emaile)
Do të promovoheni me anë të një postimi ekskluziv me foto dhe tekst ku do të reklamohet biznesi juaj, Website, shërbimet që ofroni, në këto vende:
Grupi “Sipërmarrësit Shqiptarë në mbarë botën” me 40 mijë anëtarë.
Axhenda e Eventit
19:00 – Nisja dhe Prezantimi dhe qëllimi i eventit
Fokusi i eventit: Si mund të shfrytëzojmë mundësitë e lidhjeve dhe marketingut social për të rritur biznesin dhe ndihmuar njëri-tjetrin!
Pse është hapur Grupi i Sipërmarrësve Shqiptarë në të gjithë botën dhe si mund të shfrytëzoni mundësitë e këtij grupi për të zhvilluar biznesin tuaj dhe për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme.
Shembuj praktike të përdorimit të grupit për të krijuar mundësi investimi, partneritete dhe bashkëpunime ndërkombëtare
19:15 -20:00 Këshilla dhe Ide Biznesi për Të Rritur Biznesin Tuaj përmes Social Media Marketing dhe relatave të ngushta nëpërmjet rrjeteve sociale
Cilat janë llojet e Marketingut dhe si ju mund të perdorni të duhurin për biznesin tuaj?
Si të përdorni platforma si Facebook, Instagram, LinkedIn dhe TikTok për të promovuar dhe rritur biznesin tuaj.
Strategjitë më të mira për rritjen e biznesit tuaj dhe njohjen e markës tuaj.
Si të rrisim shikueshmërine në videot tona në followers dhe shitje ose klientë.
20:00 Prezantimi i Sponsorave**Bëhuni pjesë e Grupit në WhatsApp nëse nuk doni te humbisni asnjë njoftim/email për takimet dhe eventet virtuale dhe fizike që organizojmë në shtete të ndryshme, për trajnimet rreth rritjes së biznesit, rritjes së Brandit në Rrjetet Sociale, të Marketingut Dixhital, trajnime mbi strategjitë e shitjeve dhe këshillat + udhëzimet që ne ndajmë Falas me ju.
**Bëhuni pjesë e Grupit “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën” në Facebook
**Bëhuni pjesë e Grupit “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën-Albanian Entrepreneurs Around the World)” në Linkedln.