Prishtinë, 27 Dhjetor 2024 – Për të festuar një çerek shekulli inovacion dhe sukses, IPKO po sjell një spektakël muzikor të paharrueshëm më 30 dhjetor në Sheshin “George Bush” në Prishtinë. Ky event unik, i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës, premton të transformojë kryeqytetin në një arenë magjike festive, duke e kthyer këtë fundvit në një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesë
Në skenë do të performojnë disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës shqiptare: Alban Skënderaj, Era Istrefi, Ledri Vula dhe DJ Gamble, të cilët do të sjellin energji të jashtëzakonshme dhe emocione që do të mbeten gjatë në kujtesë. Mbrëmja është konceptuar si një festë për të gjithë, ku tingujt e muzikës dhe atmosfera festive do të ndriçojnë zemrën e kryeqytetit.
Gjatë 25 viteve, IPKO ka tejkaluar sfidat dhe ka ndërtuar një histori suksesi të bazuar në besimin e klientëve dhe përkushtimin për shërbime cilësore. Ky koncert madhështor, një dhuratë për të gjithë qytetarët, simbolizon jo vetëm arritjet e kaluara, por edhe angazhimin e vazhdueshëm për të ardhmen.
IPKO, lider në telekomunikacion në Kosovë, vazhdon të ofrojë shërbime të shkëlqyera në telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital. Për më shumë informacion, vizitoni www.ipko.com.