Njerëzit jetojnë më gjatë në këto vende
Lexohet për: 2 min.
jetgjatesia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Jetëgjatësia totale në lindje në Bashkimin Evropian në vitin 2021 ishte 80.1 vjeç. Jetëgjatësia e grave është rreth 83-vjeç ose gati 6 vjet më e gjatë se e burrave.

Këto të dhëna u publikuan të hënën nga Eurostat, ku thuhet se jetëgjatësia më e lartë në lindje për gratë ishte në Madrid, 88.2-vjeç, e ndjekur nga pesë rajone të tjera në Spanjë.

Jetëgjatësia më e lartë për meshkujt, e cila ishte 82.8-vjeç, u regjistrua në rajonin autonom të ishullit Aland në Finlandë.

Nivelet e radhës më të larta u regjistruan në dy rajone spanjolle, Comunidad de Madrid (82.2-vjeç) dhe Comunidad Foral de Navarra (81.9).

Në nivel kombëtar, jetëgjatësia më e gjatë në lindje u regjistrua në Spanjë (83.3- vjeç), Suedi (83.1-vjeç), Luksemburg dhe Itali (82.7-vjeç), dhe më e ulëta në Bullgari (71.4-vjeç), Rumani (72.8-vjeç) dhe Letonia (73.1-vjeç).

Në nivel shtetesh, me një mesatare prej 76.7 vitesh, Kroacia është në grupin e tetë vendeve të BE-së me jetëgjatësinë më të ulët në lindje. Më të këqijat janë Bullgaria (71.4), Rumania (72.8) dhe Letonia (73.1).

Kroacia Veriore (Zagorje, Varazhdin, Krapina, Podravina dhe Prigorje, Qarku i Zagrebit) ka një jetëgjatësi 75.8-vjeç, Qyteti i Zagrebit 77.8, Kroacia Panoniane (Sllavonia, Virovitica, Bjellovari) 75.2 dhe Kroacia e Adriatikut 77-vjeç.

Jetëgjatësia më e gjatë e grave është në Kroacinë e Adriatikut 81.2-vjeç. Burrat, nga ana tjetër, jetojnë më të shkurtër në veri të vendit, në Kroacinë Panoniane - vetëm 72.

Nga ana tjetër, meshkujt në rajonin e Sllovenisë perëndimore dhe bregdetare jetojnë mesatarisht 79.2-vjeç, ndërsa gratë 85-vjet në perëndim të Sllovenisë.

Njeriu që vizitoi çdo shtet pa udhëtuar me aeroplan, ishte edhe në Kosovë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024