Nga sot shërbimi IVF edhe në Klinikën e Gjinekologjisë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK përurohet nga Kurti e Vitia
12 orë më parë
Linku u kopjua

Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës sot është përuruar shërbimi më i ri gjinekologjik, ai i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, i cili shërbim po nis për herë të parë në institucionet publike shëndetësore për të gjitha çiftet të cilat duan të bëhen prindër.

Për dy herët e para të IVF-të çiftet shërbimin në QKUK do ta marrin falas, ndërsa për herën e tretë kostoja do të jetë 670 euro.

Në inaugurimin e këtij shërbimi shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se tashmë çiftet në Kosovë e kanë një adresë publike dhe moderne për të gëzuar epitetin prindëror.

Sipas tij kostoja e këtij investimi është rreth 2 milionë euro.

“Që do t’i bëjë të lumtura shumë çifte në Kosovë, unë pata mundësin që të shoh aparaturën moderne e cila është investimi i fundit bërë këtu, gjithsej është rreth 2 milion euro. Gjysma është prej Ministrisë së Shëndetësisë gjysma prej ShSKUK. Vetëm aparaturë e laboratorit embriologjisë është mbi 1 milion euro dhe përveç kësaj ishin edhe dy ultrazë të ri si dhe një pajisje e cila ishte version i kombinuar i histroskopisë dhe llaparaskopisë. Me këtë investim që kemi bërë në këtë repart do të jetë i mundur që dy herët e para çiftet që vijnë këtu ta kenë falas këtë shërbim cilësor, modern, por gjithashtu edhe pas dy herëve të para do të paguajnë 670 euro, ndërkaq ne e dimë që në sektorin privat kjo është rreth 3 mijë euro”, u shpreh Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar stafin e Klinikës së Gjinekologjisë për punën e shkëlqyer për jetësimin e këtij reparti.

Ndërsa, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrike, Zef Ndrejaj u shpreh se ofrimi i shërbimit IFV në sektorin publik do të kursej buxhetin e të gjitha çifteve që kanë probleme me fertilizim.

Ai tha se tashmë në këtë repart ka filluar puna dhe po bëhet mbledhja e pacientëve që kanë këso nevojash.

Deri tani në Kosovë shërbimi i IVF-të është ofruar vetëm në spitalet private.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024