Zjarret e egra që shpërthejnë jashtë kontrollit në Maui janë katastrofike, sa që disa banorë po hidhen në oqean për t'i shpëtuar flakëve.
Edhe ekuipazhet e emergjencës mund të mos jenë në gjendje të ndihmojnë pasi zjarret, të nxitura pjesërisht nga uragani “Dora” që shpërtheu rreth 800 milje larg, kanë ndërprerë shërbimet dhe komunikimet përmes linjës 911 në Maui.
"Sistemi ynë spitalor në Maui është i mbingarkuar me pacientë të djegur, njerëz që vuajnë nga inhalimi. "Ne duhet t'i largojmë njerëzit nga Maui për t'u dhënë atyre ndihmë për djegiet, sepse spitali në Maui nuk mund të bëjë trajtim të gjerë të djegieve”, tha ajo.
Po ashtu, energjia elektrike është ndërprere në rreth 14,000 shtëpi dhe biznese në Maui, sipas PowerOutage.us.
Por kriza që po ndodh në Maui është e jashtëzakonshme, tha nënguvernatorja e Hawaii-t.
“Fakti që kemi zjarre në zona të shumta si rezultat i tërthortë nga një uragan është i paprecedentë,” tha Luke.
“Lahaina është shkatërruar”, tha Hansen për CNN.
“Njerëzit po kërcejnë në oqean për t'i shpëtuar flakëve. Të gjithë pronarëve të varkave u kërkohet të shpëtojnë njerëzit. Është apokaliptike”, tha Hansen.
"Individët u transportuan nga roja bregdetare në zona të sigurta," thanë zyrtarët e qarkut Maui.
Zyrtarët e zjarrfikësve në Maui paralajmëruan se era e çrregullt, terreni sfidues, shpatet e pjerrëta dhe lagështia, plus drejtimi dhe kushtet e zjarrit e bëjnë të vështirë parashikimin e rrugës dhe shpejtësisë së një zjarri, sipas zyrtarëve të qarkut Maui.