Njerëzit e moshuar që kanë hequr kataraktin, rrezikohen më pak nga demenca
Lexohet për: 2 min.
katarakti
3 vite më parë
Linku u kopjua

Të moshuarit që kanë hequr kataraktin, përveç shikimit më të mirë, kanë deri në 30 për qind më pak gjasa të vuajnë nga demenca, ka treguar një studim i ri.

Hulumtimi është publikuar në revistën JAMA Internal Medicine. Sipas ekspertëve, çelësi mund të jetë rivendosja e shikimit që ndodh pas operacionit.

Në studim morën pjesë 3.038 persona mbi moshën 65-vjeçare. Gjendja e tyre shëndetësore u analizua rregullisht për një periudhë 10-vjeçare pas heqjes së kataraktit.

Studiuesit kanë vënë re se dëmtimi i shikimit është një nga faktorët e rrezikut për demencën, pjesërisht pasi mund të çojë në izolim social dhe reduktim të stimulimit të njohjes konjitive. Po ashtu, rivendosja e shikimit mund të ndihmojë në parandalimin e demencës.

Glaukoma është një gjendje që sulmon nervin optik. Katarakti është një "zonë e turbullt" që mund të zhvillohet në thjerrëzat e syrit dhe pothuajse gjithmonë shkaktohet nga ndryshimet normale në sy që vijnë me moshën.

Trajtimi i vetëm është operacioni për heqjen e thjerrëzës së “turbullt” dhe implantimin e një lente artificiale, të quajtur lente intraokulare.

https://kosovapress.com/admin/sa-me-e-madhe-bebeza-e-syrit-aq-me-inteligjente-jeni/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025