Sot kur janë bërë një vit nga kidnapimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se ende askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë.
"Me 14 qershor te vitit të kaluar, Serbia kidnapoi brenda territorit të Republikës së Kosovës tre policë kufitarë! Ende askush në Serbi nuk u bë përgjegjës për këtë akt agresioni! As shteti i Serbisë nuk u mbajt përgjegjës nga bashkësia ndërkombëtare! Ndërkohë, në komunat veriore agresioni i Serbisë u rrit secilën herë e më shumë - deri më 24 shtator, kur një agresion me terroristë vranë një polic të Kosovës.
E sot, më 14 qershor 2024, shkruan ai, gjërat kanë ndryshuar dukshëm për të mirë, në kuptimin e sigurisë, në veri të vendit.
"P.sh. njëmijë qytetarë serbë të veriut të Republikës së Kosovës kanë aplikuar për t'i marrë patenë-shoferët e Kosovës. Aktivitete të lira kulturore e sportive mbahen atje! Edhe në Liqenin e Ujmanit, ku e kishte villën kryeterroristi Radojçiq (e cila u konfiskua). Nevojitet që serbët të relaksohen dhe politikat e integrimit të tyre duhet të avancohen. Kosova është shtet i tyre, ashtu siç është shtet edhe i yni! E Serbia duhet të rrijë matanë kufirit!!!", përfundon Musliu.