Një traditë që jep jetë: Al Trade dhe misioni human i dhurimit të gjakut
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një traditë që jep jetë: Al Trade dhe misioni human i dhurimit të gjakut
Untitled
13/11/2025 - 20:50
Linku u kopjua

Për të 26-in vit radhazi, Al Trade ka vijuar traditën e saj të bukur dhe humane të dhurimit të gjakut, duke bashkuar stafin dhe bashkëpunëtorët në një nismë që mbart mesazhin më të fortë: “Një gjest i vogël, një mundësi e madhe për jetë.”

Në këtë aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, dhjetëra punonjës të Al Trade kanë dhuruar gjak me dëshirën për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Kjo nismë është tashmë kthyer në një traditë vjetore që simbolizon solidaritetin, humanizmin dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

“Dhurojmë gjak çdo vit sepse besojmë se çdo pikë gjaku është një mundësi për jetë. Falënderojmë të gjithë ata që, me përkushtim dhe dashuri, i bashkohen kësaj nisme çdo vit,” – u shpreh përfaqësuesi i Al Trade.

Prej 26 vitesh së bashku, AL TRADE dëshmon se përtej suksesit në biznes, qëndron kujdesi për njerëzit dhe komunitetin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026