Një tërmet i fortë ka goditur Indonezinë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Tërmet në Maqedoni të Veriut
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Indonezinë të martën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

Me një thellësi prej 588 kilometrash (365 milje), epiqendra e tërmetit ishte në Detin Banda, rreth 262 kilometra (162.7 milje) larg qytetit Baubau të provincës juglindore Sulaëesi.

Nuk kishte asnjë raport të menjëhershëm për humbje apo paralajmërim për cunami.

Indonezia përjeton tërmete të shpeshta pasi ndodhet në "Unazën e Zjarrit" të Paqësorit, një brez tektonik vullkanesh dhe tërmetesh.

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi ishullin Sulaëesi në janar 2021, duke vrarë mbi 100 njerëz dhe duke lënë mijëra të pastrehë.

Rreth 2,200 njerëz u vranë pas një tërmeti të veçantë me magnitudë 7.5 dhe cunamit pasues në vitin 2018./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024