Një shtetase e huaj ka vdekur në Brezovicë, e zuri orteku i borës
Lexohet për: 1 min.
ortekuu
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një shtetase e huaj ka vdekur në Brezovicë, ku shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës.

Për KosovaPress Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për KosovaPress se incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë. Viktima është femër,shtetase e huaj, e moshës rreth 54 vjeçare”, thekson Veseli për KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025