Një punëtor humbi jetën pasi ra nga ndërtesa në Gjakovë, një i dyshuar po intervistohet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një punëtor humbi jetën pasi ra nga ndërtesa në Gjakovë, një i dyshuar po intervistohet
Një punëtor dyshohet se ka rënë nga ndërtesa në rrugën “Pjetër Bogdan”, në Gjakovë. Viktima është Lendrit Fetahaj 29 vjeçar nga Skivjani i Gjakovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës Vlera Krasniqi bëri të ditur se një person po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin, një person është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, përderisa janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Krasniqi.