Një pjesë e Spitalit të Gjilanit do të shfrytëzohet për ndërtimin e shkollës së mjekësisë
Lexohet për: 2 min.
Arben-Vitia080524
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Një pjesë e Spitalit të përgjithshëm në Gjilan do të jepet në shfrytëzim për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila deri më tani ka zhvilluar aktivitetet në shkollën e ekonomisë të kësaj komune.

Për këtë njoftoi gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se ky vendim u mor pasi nxënësit e kësaj shkolle për shkak të kushteve jo të mira, kanë vijuar mësimet me shumë telashe në shkollën ekonomike. Vitia përmendi se përpos punës teorike , në këtë objekt nuk mund të realizoheshin punët praktike dhe nuk kishte as laborator. Përveç kësaj, Vitia tha se në Klinikën e Gjinekologjisë shumë shpejt pritet që të aktivizohen tre shërbime të reja.

Lidhur me këtë vendim foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se u mor vendim që Komunës  së Gjilanit t’i jepet për shfrytëzim parcela prej pesë mijë metra kator, ku edhe planifikohet të ndërtohet Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe objekti për qëndrim ditor për të moshuarit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024