Një person, i cili dështoi në testin e teorisë 59 herë përpara se ta kalonte, është vlerësuar për angazhimin e "mahnitshëm".
Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shpenzoi mbi 1600 euro në një qendër testimi në Redditch, MB, dhe për këtë proces ai shpenzoi 60 orë.
Camilla Benitz, drejtoresha menaxhuese e AA Driving School - e cila ka lançuar një aplikacion rishikimi që ndihmon nxënësit të përgatiten për testin, tha: "Nuk ka dyshim se është një test i vështirë dhe angazhimi për të kaluar është i mahnitshëm.
Shifrat e Departamentit të Transportit tregojnë se shkalla e kalueshmërisë për testet teorike ka rënë nga 65% në vitin financiar 2007-2008 në 44% në vitin 2022-2023.
Testi i teorisë përbëhet nga 50 pyetje me zgjedhje të shumëfishta që testojnë njohuritë e kandidatëve për Kodin e Autostradave dhe udhëzime për aftësitë e drejtimit të automjetit, për të cilat kërkohen të paktën 43 përgjigje të sakta.
Kjo pasohet nga një test perceptimi i rrezikut, i cili përfshin 14 videoklipe të situatave të vozitjes.