“Një për Messin, një për të tjerët”, Guardiola flet për Topin e Artë
Lexohet për: 2 min.
5-Guardiola
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lionel Messi dhe Erling Haaland janë dy kandidatët kryesorë për ta fituar Topin e Artë, dhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka dhënë mendimin e tij në debatin se kush duhet ta fitojë çmimin e madh.

Trajneri i Manchester Cityt, Guardiola në të kaluarën ka pasur nën urdhrat e tij Lionel Messin, ndërsa tani e ka bomberin, Erling Haaland, raporton KosovaPress.

“Gjithmonë e kam thënë se Topi i Artë duhet të ndahet. Një për Messin, një për të tjerët. Haaland duhet ta fitojë, po ose po. Ne e fituam tripletën, ai shënoi miliona gola. Do të doja që Erling ta fitojë, por Messi... Leo fitoi Kupën e Botës”, tha Guardiola.

Haaland shënoi 52 gola në të gjitha garat për Cityn sezonin e kaluar, duke përfshirë 36 sosh në Premier Ligë. 23 vjeçari gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. City e fitoi Premier Ligën, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup (tripletën).

Lionel Messi e ndihmoi Paris Saint-Germain ta fitojë titullin e Ligës 1 sezonin e kaluar, si dhe e fitoi trofeun e madhe me Argjentinën, atë të Kupës së Botës në Katar.

Ceremonia për Topin e Artë do të mbahet në Paris më 30 tetor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025