Një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, kolona deri në 900 metra
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Mërgimtarët që kaluan pushimet në Kosovë po përballen me pritje të gjata në dalje të vendit. Pritjet më të gjata në dalje të Kosovës janë në pikat e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë dhe Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 90 minuta, ndërsa kolonat janë 200-250 metra. Ndërsa, në Merdarë pritjet janë 80-90 minuta, derisa kolonat janë 800-900 metra, shkruan KosovaPress

Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata në dalje të vendit.

Ndërkaq, pritje më të gjata në hyrje të Kosovës ka vetëm në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kufitare, pritjet janë 25-30 minuta, derisa kolona nuk ka.

Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/deri-ne-2-ore-pritje-ne-dalje-ne-merdare-kolona-deri-ne-600-metra/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024