Një muaj paraburgim të miturit në Ferizaj për armëmbajtje pa leje dhe narkotik
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Një muaj paraburgim të miturit në Ferizaj për armëmbajtje pa leje dhe narkotik
Gjykata Themelore Ferizaj12234
25/02/2026 - 17:02
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj i caktoi një muaj paraburgim ndaj një të mituri për veprat “shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e të miturit është gjetur substancë narkotike dhe një revole.

“Ekziston dyshimi i bazuar, se më 23 shkurt në një ndërtesë e cila gjendet në një rrugë të Ferizajt, gjatë kontrollit të banesës nga ana e oficerëve policorë në dhomën e gjumit të të miturit, në vende të ndryshme janë gjetur substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 86.7 gramë, tri qese najloni me substanca të dyshuara të llojit kokainë me peshë 4.7 gramë dhe një sasi tjetër e llojit hashash në formë çokollate me peshë prej 40.2 gram, para të gatshme në shumë prej 400 €, një peshore dhe një pako me letra për mbështjellje të marihuanës të cilat i kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar dhe të cilat i ishin konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftim. “Gjithashtu në vendin e njëjtë të miturit i ishte gjetur një revole me gaz me mbishkrim Kurtulus – Taurus, një karikatorë dhe 6 plumba dhe një thikë, të cilat i ka poseduar në mënyrë të paautorizuar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm (Ligji mbi armët Nr.03/L-143), të cilat i janë konfiskuar nga ana e policisë”, njoftoi Gjykata Themelore në Ferizaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026